Edhe Taulant Balla shkon në SPAK
Zyrtarët socialistë vijojnë të jenë pjesë e dëshmive për çështje që po hetohen nga prokurorët e SPAK-ut.
Sot pasdite, (ora 15:00) ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla I cili ka hyrë në ambientet e SPAK.
Ndërkohë pak orë më parë në SPAK ishte dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe
Përmes një postimi në facebook Balla sqaron se ka shkuar në SPAK për të depozituar prova të reja për atë që e çuan "mega-grabitje" e kompleksit Partizani.
Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!" shkruan Balla.

