Erion Veliaj firmos ndërtimin e ashensorit mes dy pallateve, bllokohet kalimi i banorëve. Çështja në gjyq
Leja e ndërtimit për një ashensor në hapësirën mes dy pallateve në rrugën Gjin Bue Shpata në kryeeqytet është ktyher në një mollë sherri mes banorëve dhe institucionit të bashkisë Tiranës. Banorët tregojnë se ndërtimi i i këtij ashensori vështirëson hyrjen e tyre për në banesa, ndaj çështjen e kanë puar në Gjykatë. Por as kjo nuk ka penguar Bashkinë Tiranë që të japë urdhra në favor të këtij ndërtimi.
Vetëm 3.5 metra eshtë hapsira midis 2 pallateve në rrugën Gjin Bue Shpata në Tiranë, por kjo nuk e ka ndaluar aspak Bashkinë e Tiranës që në këtë hapsirë të përbashkët kalimi të japë leje për ndërtimin e një ashensori të jashtëm.
Kërkesa e bërë nga një banor i pallatit ka marrë firmen e Drejtores se Planifikimit Frida Pashako, e cila nuk ka marre parasysh faktin që vendosja e nje ashensori te jashtëm bllokon në masën 90% rrugën e kalimit për banorët , ndërkohe që në raste emergjente është mision i pamundur kalimi i ambulancës ose zjarrfikses.
"Nga hapsira totale që është diku tek 3.5 metra ashensori zë bazuar tek letrat në mos gabohem, diku tek 3 metra. Diferenca është më pak se gjysmë metri. Është gati e pamundur që të kalohet," tha Stilian Sala, një banor.
Bllokimi i rruges ka bërë që çështja të shkojë në Gjykatë. Edhe pse nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykata banoret shprehen se punonjesit e Ujësjellesit Tiranë kanë marrë urdhër që të fillojnë punimet për spostimin e tubacioneve në funksion te ashensorit. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të policisë që punimet të ndërpriten.
Në momentin që kanë dhënë argumentin e riparimit të tubacioneve kur unë kam përmendur që po thërras median për ta verifikuar, ata janë tërhequr në mënyrë immediate. Kanë braktisur vendin e punës dhe kanë riparuar. Pra ç'bënë atë që bënë," tha ai.
Në këto pamje filmike të siguruara nga ‘Ora investigim’ shihet së si punonjesit kanë hapur gropa të mëdha duke e bllokuar plotësisht rrugën e kalimit të banorëve ,dhe pas njoftimit se është lajmëruar media nga telefoni vjen urdhëri qe te ndërpriten punimet.
Tv Ora ka depozituar një kerkesë te UKT ku kemi kërkuar informacion rreth planit të punës që kishin punonjësit atë ditë.
Në përgjigjen e kthyer Drejtori i Përgjithshëm Elton Kacidhja na bën me dije se punonjësit kanë shkuar për të rregulluar çarjen e tubacionit në rrjetin e shpërndarjes.
Edhe pse do donim ta besonim argumentin tuaj Z.Kacidhja na lind pyetja pse nuk u rregullua defekti por punonjësit u larguan pas njoftimit se do të vinte media dhe prezencës së punonjësve të policisë?
Banorët në asnjë moment nuk janë kundër ndërhyrjes në rrjet kur ka defekt, por sigurisht janë kunder çdo veprimi që UKT bën në kundërshtim me ligjin.
Çështja për drejtuesit e ujësjellesit duket se nuk do të mbyllet kaq lehtë sepse ndaj tyre është depozituar një kallezim ne Prokurorine e Tiranës.
