Ministri i Jashtëm i Portugalisë: Mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin në BE, uroj të jetë proces i suksesshëm

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë në një deklaratë me homologun e Portugalisë, João Gomes Cravinho.

Gjatë fjalës së tij Cravinho tha se  Portugalia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE.  

“Jemi të disponueshëm për mbështetje si për aspektin politik dhe teknik”, u shpreh ai.

João Gomes Cravinho: Besoj që do të ketë një periudhë të gjatë intensive mes BE dhe Shqipërisë. Portugalia është mbështetëse në këtë proces pranimi. Jemi të disponueshëm si për aspektin politik dhe teknik. Procesi i anëtarësimit i vendit tonë ka qenë kompleks, uroj që procesi i Shqipërisë të jetë i suksesshëm. Kjo është një arsye tjetër që të shijojmë intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Me Shqipërinë kemi miqësi të fortë, marrëdhëniet dypalëshe janë më pak të konsoliduar sesa duhet të ishin. Tani kemi mundësinë që të krijojmë mundësinë për ndërveprim mes dy popujve tanë. Pra duhet të shijojmë instrumentet e nevojshëm politik e diplomatik. Folëm për mundësi të rritjes së ndërveprimit në institucionet arsimore. Dhe lidhjet ekonomike duhet të intensifikohen.

Ndërsa Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave. 

“Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes dy vendeve. Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.