Berisha: Rama hoqi Superhajdutin dhe ktheu Miss Hajninë

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot kur tha se me firmosjen e shkarkimit të Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama i hapi rrugën largimit të tij nga atdheu me qëllim që ti shpëtojë drejtësisë për aferën e incineratorëve.

Berisha komentoi dhe zëvendësimin që bëri me Belinda Ballukun.

“Arben Ahmetaj një nga ministrat më të korruptuar në qeverinë shqiptare po e zëvendëson ministrja më e korruptuar. Ajo ka një meritë të vetme, ndarjen e parave të vjedhura me Edi Ramën, që kur unonte në bashki e gjer sot. Ikën një superhajdut dhe kthehet Miss Hajnia.

Berisha paralajmëroi protestë masive dhe ftoi qytetarët ti bashkohen

"Duke përfunduar u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinjve pensionistëve, punonjësve të përgatitemi për një betejë përfundimtare më këta hajdutë që nuk kanë moral tjetër përveç vjedhjes, cinizmit dhe përçmimit ndaj jush”

Një ditë pas largimit të Ilir Metës, kryeministri Edi Rama i ka çuar në tryezën e punës së Presidentit të ri ndryshimet në qeveri për t’i dekretuar. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më pjesë e kabinetit, pasi shefi i ekzekutivit e ka zëvendësuar me Belinda Ballukun. Ndërsa për integrimin, Edi Rama është i mendimit që punën negociuese mund ta kryejë më mirë një teknik se sa një diplomat, për këtë arsye Zef Mazi është zëvendësuar nga e besuara e tij Majlinda Dhuka.