"Bëhuni gati për uraganin e shqiptarëve, Berisha paralajmëron Edi Ramën dhe Erion Velinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi protestë të fuqishme për skandalin e incineratorëve, një prej tyre dhe incinerator i Tiranës që konsiderohet si një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë Rama dhe bashkisë së Tiranës.

“Harroni përfundimisht fjalën korrupsion. Të përdorim fjalën vjedhje. Ky është përkthimi i saktë i kësaj fjale në gjuhën shqipe. Për të vjedhur Erion Veliaj një vepër për të cilën duheshin firmat e të gjitha bashkive në qark, e ka firmosur ai.

Në aferën mostruoze të djegësave është kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Djegësi ka 283 mln euro. Nuk ka lënë ligj pa shkelur dhe procedurë pa dhunuar për të bërë realitet vjedhjen e tij mostruoze me Edi Ramën.

Erion Veliaj prej 5 vitesh u merr qytetarëve të Tiranës pa tvsh 28 euro/ton mbetje ndërkohë që kontrata e firmosur nga Gugalja – Rama  - Veliaj thotë se plehrat për depozitim do të paguhen për 12 euro/ton. Asnjë ton nuk është djegur se djegësi nuk ekziston. Në këto 5 vite Erion Veliaj dhe Edi Rama  kanë plaçkitur shqiptarët” thotë Berisha.

Ai paralajmëron Velinë të bëhet gati pasi do të përballen me protesta masive që do i japin fund kësaj qeverisjeje. 

“Erion Velisë i them bëhu gati se do te përballesh me protestën me të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Mund të trysnosh SPAK por uraganin e shqiptarëve prite se po të vjen. Duke përfunduar u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinjve pensionistëve, punonjësve të përgatitemi për një betejë përfundimtare më këta hajdutë që nuk kanë moral tjetër përveç vjedhjes, cinizmit dhe përçmimit ndaj jush"