Zjarr në fshatin Ndershen, banesat në rrezik

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Ndershen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 12:00 dhe të favorizuar nga temperaturat e larta janë përhapur në disa drejtime, duke vënë në rrezik serioz dhe banesat.

Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, po për shkak të terrenit malor ndërhyrja është e pamundur.

Në këto kushte emergjencat civile në prefekturën e Lezhës kanë kërkuar ndërhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e këtij zjarri.