Qytetarët mbushin bulevardin kundër qeverisë, Berisha i shpall armiqësinë Ramës: I ke orët e numëruara!

Opozita nisi sot stinën e protestës.Mijëra qytetarë ju përgjigjen thirrjes së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në këtë tubim PD vinte sëbashku me partitë aleate dhe LSI.

Ish-kryeministri Sali Berisha ju referua protestës si uragani i lirisë.

"Pjesëmarrja në shesh është burim drite dhe dielli" tha ai.

Ndërsa Rama u zhvendos në Vlorë, Berisha i bëri të qartë se i ka orët e numëruara.

"Sot Edi Rama ja mbathi, orët e tij janë të numëruara".

Nga sheshi, Berisha gjithashtu zgjodhi ti referohet kryeministrit si armik dhe jo kundërshtar politik.

"Ne të dy sot jemi armiq sepse ti për ideal ke pushtetin kurse unë dhe këta djem dhe vajza kemi lirinë. Jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar dhe poshtëruar qytetarët, kurse unë dhe këta qytetarë që janë këtu lirinë e duam për të bërë të lirë shqiptaët , për tu kthyer dinjitetin".

Protesta nisi në 7:30 dhe u mbyll në 21:11. Edhe pse ishin marrë masa për fortifikimin e institucioneve në bulevard dhe praninë e lartë të uniformave blu, gjithçka shkoi e qetë dhe u mbyll pa asnjë incident.

ORA NEWS E PERCOLLI LIVE PROTESTEN

Ora 22:06 Koti: Sot grupi parlamentar i PD-së veproi si një i tërë, Rama frikë nga Berisha 

Ora 22:00 Opozita mbyll paqësisht protestën, kryeministria i kthehet normalitetit 

Ora 21: 50 Zhupa: Protesta e jashtëzakonshme, morën pjesë dhe emigrantë. Hera e parë që u bashkuam me shoqërinë civile

Ora 21:45 Balliu: Qytetarët ishin të bashkuar, Rama iku nga kryeministria, do t’ia mbathë edhe nga Shqipëria 

Ora 21:06 Berisha: Populli shqiptar patriot i thotë jo Ballkanit të Beogradit dhe Putinit, po Europës 

21:05  Berisha thirrje BE nga sheshi i protestës: Hapjani negociatat Shqipërisë, do ta nxjerrin lakuriq kryehajdutin e Europës 

Ora 21:04 Berisha paralajmëron protesta të tjera: Rama do ta presim biletën, ky është vetëm fillimi

Ora 21:03 Berisha: Edi Rama ne të dy jemi armiq, ti kë për ideal pushtetin, unë kam lirinë 

Ora 21:01 Protesta para Kryeministrisë, mijëra qytetarë ndriçojnë sheshin, ndezin dritat e celularëve 

Ora 21:00 Berisha betohet mbi flamurin kombëtar: Edi Rama, nuk do ta falim kurrë votën, nuk ta njohim pushtetin!

Ora 20:50 Berisha hipën në Foltore: Rama ka të gjitha pushtetet, por sot ia mbathi, koha e tij e numëruar

Ora 20:47 Kryemadhi: Rama vegël qorre e grupeve anti-shqiptare, të mblidhemi të gjithë për shpëtimin e Shqipërisë 

Ora 20:44 Në protestë dhe Shkëlzen Berisha e Julian Deda, shihen duke diskutuar me njëri-tjetrin

Ora 20:41 Rebani Jaupaj me uniformë ndjek nga afër protestën e opozitës 

Ora 20:37 Vokshi: Qeveria Rama është një lukuni e babëzitur, nuk ka kthim pas derisa ta largojmë

Ora 20:34 “Rama ik” Këlliçi: Ta dëgjojë deri në Vlorë, iku dhe mori kërpudhën sepse ka frikë nga ju! 

Ora 20:27 Protesta para Kryeministrisë, Berisha shoqërohet nga bashkëshortja e tij, në krah të tij dhe Kryemadhi e Vasili 

Ora 20:24 Opozita para zyrës së tij, Rama i bën “konkurrencë” protestës, lajmëron live nga Bypassi i Vlorës 

Ora 20:19 Shehaj: Nuk jam këtu për veten dhe Berishën, jam këtu se nuk ka më të ardhme në Shqipëri

Ora 20:12 Topalli zbret në protesta, tubimit të thirrur nga Berisha i bashkohen dhe kritikët Duma, Çupi e Korreshi 

Ora 20:01 Edhe Basha e Rama të “pranishëm” në protestën e Berishës 

Ora 19:58  Goxhaj nga protesta u jep 5 këshilla socialistëve: Bashkohuni me ne, mos bashkëpunoni me Ramën

Ora 19:50 “Çohuni shqiptarë” Kalaja nga protesta: Dita për besa besë. Ky popull ujk të shqyen për të drejtat e veta

Ora 19:28 Batuta e Renis Gjokës: Jemi kaq shumë sa unë dhe Skënderbeun me zor e shoh 

Qytetarët mbushin bulevardin kundër qeverisë, Berisha i shpallQytetarët mbushin bulevardin kundër qeverisë, Berisha i shpallQytetarët mbushin bulevardin kundër qeverisë, Berisha i shpall

Ora 19:24 Berisha niset nga selia blu, prin demokratët drejt kryeministrisë

Ora 18:53 Banorët e Astirit i bashkohen protestës

Edhe banorët e Astirit kanë marshuar në këmbë nga shtëpitë e tyre për të protestuar para kryeministrisë. Një pjesë e tyre kishin zgjedhur të mbajnë simbolikën e jelekëve portokalli.

Ora 18:47 Qytetarët në protestë: Qeveria njësh me krimin, qytetarëve u vë këmbën në fyt 

Ora 18:45 Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me entuziazëm nga simpatizantët

Ora 18:39 Yuri Kim: Me rëndësi është zbatimi i ligjit 

Ora 18:29 Simpatizantë të PD-së nisin mbledhjen para selisë blu

Ora 18:19- Forca të shumta policie zbarkojnë në terren, para Kryeministrisë vendosen botet e ujit 

Gazetarja Katerina Hysenllari ka dhënë detajet e para për protestën e organizuar nga PD, që do të filloj në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Mësohet se  forca të shumta policie kanë zbritur në terren, ndërkohë që para Kryeministrisë janë vendosur dhe botet e ujit.

Ora 17:45- Belind Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës: Ja arsyet pse duhet të vini në protestën e orës 19:00

Ora 17:40 - Mbi 3500 protestues nisen nga Shkodra dhe Durrësi, policia kontrolle në hyrje të Tiranës

Ndërsa për rreth 2 orë nis protesta e opozitës para kryeministrisë, nisen drejt Tiranës mbështetësit e PD Shkodër. Një pjesë e mirë e tyre po nisen me makina private, ndërsa janë organizuar edhe autobusë.

Po ashtu edhe nga qyteti i Durresit, sipas kontaktit telefonik me kreun e PD-së Igli Cara janë nisur rreth 2500 banorë.

Ora 16:49 - Protesta e opozitës në ora 7, rreth 3200 qytetarë nga Korça e Dibra nisen drejt kryeqytetit 

Protestës së thirrur nga partia Demokratike në orën 19:00 këtë të enjte para kryeministrisë i janë bashkuar edhe qytetar nga Qarku Dibër. Sipas kryetarëve të degëve të PD në Mat, Bulqizë e Dibër, në total nga ky Qark do të jenë pjesë e protestës rreth 2000 qytetar. Ndërsa nga Korça janë nisur rreth 1200 persona. 

Ora 16:34- Edhe qarku i Elbasanit në protestë, rreth 3000 persona nisen drejt Tiranës

Simpatizantët nga qarku i Elbasanit po nisen drejt Tiranës. Kështu, mësohet nga burime pranë degës së PD Elbasan në dispozicion janë vendosur 20 autobusë ku pjesa më e madhe do jenë me makina private që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Ora 16:13- Në Kukës, dhjetëra qytetarë mbushën autobusët për të ardhur në Tiranë për të kërkuar rtë drejtat e tyre që po u shkelen, siç thonë ata.

"Jemi të diskriminuar nga qeveria. Po shkojmë në protestë për hallet dhe të drejtat tona."

Fortifikohet Kryeministria, 1200 policë në gatishmëri

Rama ka fortifikuar Kryeministrinë ndërsa vetë gjatë protestës do jetë në Vlorë për inagurimin e by-passit.

Policia ka planfikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca.

Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.

Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit.

Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.