Opozita në protestë, vjen reagimi nga Yuri Kim: Me rëndësi është zbatimi i ligjit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pak para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që do të nisë në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat në aktivitetin që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim shprehet se është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa tha se e rëndësishme është që të zbatohet ligji dhe të protesta të jetë paqësore.

 “Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim