Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit të Madh, rrezikohen antenat televizive dhe celulare

Kodrat e Peshtanit të Madh në Fier janë përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Mësohet se ai ka rënë në një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj dhe pisha shumë  vjeçare. 

Zjarri është përhapur edhe pranë varrezave të vjetra të fshatit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga zjarri janë rrezikuar edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Në vendngjarje ka shkuar policia si dhe forcat zjarrfikëse, në luftë për shuarjen e flakëve. Zjarri  është ndihmuar  nga era e fortë. 

Burime pranë vendit të ngjarjes kanë bërë me dije se aktualisht zjarrfikësit e Fierit kanë mundur ta vendosonin zjarrin nën kontroll ndërsa janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës për të shmangur riaktivizimin e vatrës.

Nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë. Edhe vitin e shkuar, flakët u përhapën në një sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur edhe vreshtat e fermerëve të kësaj zone.

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit të Madh, rrezikohen antenat