Sot protestë para kryeministrisë/ Këto janë rrugët që bllokohen

Në kuadër të protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:

- bulevardi "Dëshmorët e Kombit";

- rruga "Gjergj Fishta";

- bulevardi "Bajram Curri"

- bulevardi Zhan D'Ark

Sot në orën 19:00 do të mbahet një protestë e cila është thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

E gjithë policia e shtetit është në gadishmëri për të monitoruar protestën.