Opozita mbyll paqësisht protestën, kryeministria i kthehet normalitetit

Pas largimit të protestuesve të opozitës, kryeministria ju kthye normalitetit.

Dyer e dritare nisën të "zhvishen" nga llamarinat blind, të cilat ishin vënë si parapritë për të shmangur futjen e protestuesve në godinën qeveritare.

Për rreth dy orë në shesh, nga protestuesit nuk u shënua asnjë incident.

As policisë që kishte rrethuar godinën nuk i lindi nevoja për ndërhyrje teksa kurseu dhe ujin në bote.