“Kukuvajkë që ndjell vdekje”, Manja debat me Mziun: Siç keni lënë PD në bixhoz, doni të lini dhe Shqipërinë
Ministri Ulsi Manja, i është përgjigjur deputetit demokrat Xhelal Mziu nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ky i fundit kritikoi qeverinë për rrugën e ‘Arbrit”
Manja me tone të ashpra e ka qujtur Mziun, kukuvajkë që ndjell zi dhe vdekje, pasi ky i fundit tha se rruga e Arbrit është që merr jetën e të rinjve.
Ulsi Manja: Si dibran jam i bindur se çdo dibran distanciohet nga fjalori i Mziut. E keni humbur të drejtën të përfaqësoni këta qytetarë sepse edhe kur ju dha e drejta të përfaqësoni ata, me 6 mars populli i Dibrës ju dha 5600 vota kundër, por qeveria Rama ju dha një komoditet se vinit në Dibër 6 herë në ditë.
Na bërë edhe një dëm atje, se duke ardhur 7 herë në ditë u mësove të hash lokaleve të Dibrës siç ishte mësuar në Kamëz si Be. Qeveria Rama dhe kolegen që kam në krah Dibra ka fat ti ketë. Jo vetëm rrugën e Arbrit, por do të shohësh një ndryshim thelbësor, në Mat, Dibër, Peshkopi etj. Këto kam për ty dhe gjithë kukuvajkat e tjera se ju kërkoni që me 3 shtata siç keni lënë në bixhoz PD të lini edhe Shqipërinë.
Ndërkohë ai i është kthyer ashpër edhe deputetes Dhurata Çupi, pasi kjo e fundit tha se Dibra është një nga vendet e varfra të Shqipërisë.
Ulsi Manja: Zonja Çupi mos bërtit. Qetësohu rri aty e kam me Xhelalin. Një njeri që i këndon vetëm vdekjes kukuvajkë është. Një njeri që ndjell zi ashtu quhet.
