Berisha: Populli shqiptar patriot i thotë jo Ballkanit të Beogradit dhe Putinit, po Europës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ripërsëriti edhe njëherë refuzimin ndaj nismës rajonale për Ballkanin e Hapur.

Nga sheshi i mbushur me protestues, Berisha tha se shqiptarët do ti thonë jo këtij projekti antishqiptar.

Berisha: Politika e jashtme si rregull nuk është çështje e mitingjeve, protestave dhe sheshit por kur tellali i qeverisë tënde bëhet tellal i Beogradit, fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe fjalorin e  tij, shndërrohet në vasal të serbomadhit Vuçiç, rrethon Kosovën me tensione dhe konflikte atëherë nuk mund të rrimë pa i thënë: Edi Rama, populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë do ti thonë jo Ballkanit të Hapur, jo Ballkanit të Beogradit, Ballkanit të Putinit, do ti thonë po Procesit të Berlinit, rrugës tonë drejt Europës.