Mijëra qytetarë në shesh, në protestë dhe Shkëlzen Berisha e Julian Deda, shihen duke diskutuar me njëri-tjetrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 21:08
Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së ditës së sotme (7 Korrik) para Kryeministrisë. Protestës i është bashkuar dhe aktori Julian Deda dhe djali i kreut të PD-së Sali Berisha.
Të dy janë fotografuar duke diskutuar me njëri-tjetrin.
Protestës së thirrur nga opozita, është bashkuar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe kritikët e Berishës, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, e Grida Duma.
