Berisha betohet mbi flamurin kombëtar: Edi Rama, nuk do ta falim kurrë votën, nuk ta njohim pushtetin!
Nga bulevardi para Kryeministrisë, kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka shkelmuar ëndrrën e studentëve të viteve ’90 që dolën përballë diktaturës.
Ai mori një flamur dhe tha betohet mbi të që nuk do t’ia falin kurrë votën dhe pushtetin e vjedhur mbi këtë votë.
Berisha: Edi Rama ka shkelmuar ëndrrën e studentëve të viteve ’90 që dolën përballë diktaturës. Ka shkelmuar dinjitetin e qytetarëve shqiptarëve që u merr votën me banda dhe vrasje. U ke ndërsyer terroristët e votës së lirës, patronazhistët e tu. Kam një fjalë për të gjitha këto: Edi Rama jemi sot këtu për tu betuar për këtë flamur të kombit se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin mbi votën e vjedhur nuk ta njohim kurrë.
Mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë dhe të bëjmë çdo sakrificë që çdo njeri të votojë me dinjitet dhe i lirë. Edi Rama, ti këto vite je treguar armik i fjalës së lirë. Ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për t’i zhytur shqiptarët në terr. Shan me gjuhë ordineri gazetarët që bëjnë detyrën e tyre.
