Balliu: Qytetarët ishin të bashkuar, Rama iku nga kryeministria, do t’ia mbathë edhe nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 21:45
Nga kryeministria, ku u mbajt protesta e opozitës, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha për Ora News se protesta sot ishte shumë e qartë.
Ai bëri me dije se ka një front opozitar kundër Edi Ramës dhe se ky i fundit fillimisht ikën nga kryeministria, më pas do t’ia mbathë edhe nga Shqipërisë.
Balliu: Protesta ishte shumë e qartë, u bashkuan të gjithë qytetarët në kohën më të papërshtatshme. Faktohet se qytetarët janë të bashkuar nga një front opozitar për shpëtimin e vendit nga kthetrat Edi Ramës. Fillimisht Rama ikën nga kryeministria, pastaj ia mbath nga Shqipëria.

