Krujë/ Pylli i Krastës sërish në flakë, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Pylli i Krastës në Krujë po digjet prej katër ditësh.
Zjarri u vu nën kontroll mbërmjen e së mërkurës, por vatra u riaktivizua sërish.
Dyshimet janë se zjarrvënës ndezën vatra të reja të qëllimshme.
Këto pamje tregojnë situatën këtë të enjte.
Deri më tani sipërfaqja e djegur në kurorën e gjelbër ka shkuar në rreth 100 hektarë me pishë dhe bimë të tjera.
Forca të shumta zjarrfikesë janë angazhuar për të vënën zjarrin nën kontroll, por terreni e vështuirëëson punën!
Ndërhyrja nga ajri ndërkohë është e pamundur, pasi helikopterët ndodhen në remont.
Zjarri që në fillim sipas autoriteteve dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, por deri më tani asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë.
Ndërkohë një zjarrpërfshiu edhe kodrat e Peshtanit të Madh në Fier.
Flakët përfshinë varrezat, dogjën sipërfaqe të konsiderueshme me pyll e pemtore.
Zjarri rrezikoi edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.
