E trishtë! Ndahet nga jeta publicisti i njohur dhe drejtuesi i emisionit "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj

Gazetari i njohur dhe drejtuesi i emisionit “Ju Flet Moska” Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Në njoftimin e dhënë për mediat policia bën të ditur se Myftaraj është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet që kanë sjellë këtë veprim të gazetarit dhe publicistit të njohur, por mësohet se pak ditë më parë, pas një vizite në spital ka mësuar se vuante nga një sëmundje, madje duke përcaktuar dhe një operacion që duhet të bënte në kokë.

Kastriot Myftaraj është i njohur për shkrimet e tij që datojnë për më shumë se 25 vite, por dhe botime të kryera prej tij. Ndërkaq në televizionin RTV Ora, Myftaraj ka drejtuar emisionin “Ju Flet Moska për rreth 5 vite.

Një emision i njohur për qëndrimet kritike dhe për mbrojtjen e demokracisë duke kundërshtuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

Po ashtu gjatë karrierës së tij Myftaraj është i njohur për shkrimet e tij analitike por dhe debatet politike duke denoncuar veprimet e politikës në Shqipëri

Televizioni i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit dhe publicistit të njohur.