SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim 7-ish gjyqtarët e Lartë e të Kushtetueses

Vetëm pak ditë pasi SPAK kërkoi që të pushohej çështja për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim.

GJKO i kërkon SPAK-ut të thellohet në hetime në lidhje me akuzat për ‘Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë’.

Vendimi për ish gjyqtarët u shpall nga gjyqtari Erion Bani, ndërsa prokurorja Dolores Musabelliu kërkoi pushimin e çështjes. 

Gjyqtarët në hetim janë: 

1.   Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.  Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.   Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.   Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.   Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.   Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.