Protesta e opozitës në ora 7, rreth 3200 qytetarë nga Korça e Dibra nisen drejt kryeqytetit

Protestës së thirrur nga partia Demokratike në orën 19:00 këtë të enjte para kryeministrisë i janë bashkuar edhe qytetar nga Qarku Dibër.

Sipas kryetarëve të degëve të PD në Mat, Bulqizë e Dibër, në total nga ky Qark do të jenë pjesë e protestës rreth 2000 qytetar.

Nisja nga Burreli, Klosi, Bulqiza e Peshkopia është bërë pa orar për shkak se mund të kenë vonesa gjatë rrugës si pasojë e kontrolleve të Policisë.

Po ashtu, për protestën e sotme janë nisur nga qarku i Korçës mbi 1200 anëtarë dhe qytetarë të ndryshëm.

Nga Pogradeci janë nisur rreth 300 persona, nga Korça 580 persona, nga Maliqi mbi 300 anëtarë e qytetarë.

Ndërkaq, numrin më të vogël të pjesëmarrësve e ka Kolonja, ku rreth 30 vetë janë nisur drejt Tiranës, nga këta 6 janë qytetarë pjesa tjetër janë anëtarë të partisë demokratike.