Mbi 3500 protestues nisen nga Shkodra dhe Durrësi, policia kontrolle në hyrje të Tiranës

Ndërsa për rreth 2 orë nis protesta e opozitës para kryeministrisë, nisen drejt Tiranës mbështetësit e PD Shkodër.

Një pjesë e mirë e tyre po nisen me makina private, ndërsa janë organizuar edhe autobusë.

Nga nisja në sheshin përpara teatrit Migjeni, ka qene i pranishëm edhe kryetari bashkisë Bardh Spahia dhe kreu i PD Gjenarin Kapçari.

Ndërkohë, mësohet se pjesëmarrja do të jetë rreth 1 mijë protestuesë sipas degës së PD-së Shkodër.

Ndërkohë, nga qyteti i Durresit, sipas kontaktit telefonik me kreun e PD-së Igli Cara janë nisur rreth 2500 banorë.

Këta protestues kryesisht janë nisur me mjetet e veta, por edhe me mjete të linjave urbane që janë nisur në grup.

Nga ana tjetër Cara thekson se Policia e Shtetit po bllokon makinat e tyre më hyrje të Tiranës dhe kjo ka krijuar trafik të madh.

Bllokimi po bëhet nën pretekstin e kontrolleve të dokumenteve.

Mbi 3500 protestues nisen nga Shkodra dhe Durrësi, policia kontrolle

Mbi 3500 protestues nisen nga Shkodra dhe Durrësi, policia kontrolle

Mbi 3500 protestues nisen nga Shkodra dhe Durrësi, policia kontrolle