“Çohuni shqiptarë” Kalaja nga protesta: Dita për besa besë. Ky popull ujk të shqyen për të drejtat e veta

Në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë, pjesëmarrës ka qenë dhe aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja.

Në fjalën e tij ai tha se është dita për besa besë, dhe për të luftuar të keqen që ka kapluar vendin

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Kalaja: E keqja që ka ardhur në puhatte ka tërhequr në mënyrë gravitacionale të gjithë të kqijat e shoqërisë. Është dita për një besa besa dhe  e keqja fiton kur të mirët nuk bashkohen.  Kjo besëlidhje ka vend për të gjithë, edhe për ty që rri sot shtrirë dhe ke detin përballë. Kjo është zemra e Shqipërisë. Ky popull ujk të shqyen për të drejta e veta. Nuk është koha për disfatë o demokrat, cohu. Çohuni shqiptarë kundër shpopullimit të Shqipërisë. Po jetojmë në kohë të vështira ta pafuqishëm për të ndalur padrejtësinë, por nuk mund të jetojmë kohë q të mos protestojmë ndaj tyre. Optimizmi vjen pas tragjedisë. Kur një populli nuk i prlqen qeveria nuk ikën populli por qeveria. Është koha të kthehemi në luftëtarë për atdheun tonë.