Shijaku pa pikë ujë, qytetarët: Situata është skandaloze, Bashkia nuk mbajti premtimin
Qytetarët e Shijakut po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Pavarësisht temperaturave të larta, ata thonë se prej një viti në rubinetët e tyre mungon uji, ndërsa hedhin akuza ndaj Bashkisë për këtë problematike të pazgjidhur.
"Situata e ujit në Shijak është skandaloze! Nuk ka më keq."
Kështu përgjigjen qytetarët e Shijakut sapo pyeten për furnizimin me ujë të pijshëm.
Pavarësisht se temperaturat po prekin vlerat maskimale, në këto ditë të nxheta atje mugon uji.
Thonë se me këtë problematike po përballen prej më shumë se një viti.
"S'para ka ujë fare. Kur vjen, vjen pak. Do të blejmë ujë, vetëm kështu mund ta shtyjmë," thotë një banor.
"Kjo gjendje ka gati një vit. Mungesën po e përballojmë vetëm duke e blerë ujin," u shpreh një tjetër banor.
Gishtin e drejtojnë nga kryetari i Bashkisë, Elton Arbana, për premtimet e pambajtura të tij.
"Prit, prit, prit. Kaluam edhe dimrin dhe dimri ishte beterr fare. Gjithë dimrin kemi qenë pa ujë. Ne në dimër uji na vinte 3 deri në 4 herë në ditë, këtë vit zero fare," thotë ai.
Pavarësisht ankesave, Ujësjellësi sipas qytetarëve nuk ka bërë asgjë për ta përmirësuar situatën.
Në disa pamje të siguruara shihet se në shumë vende tubacionet janë duke u shtrirë ndërsa Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka reaguar duke thënë se i gjithë investimi pritet të përfundojë pas dy javësh.
