Protesta para Kryeministrisë, Berisha shoqërohet nga bashkëshortja e tij, në krah të tij dhe Kryemadhi e Vasili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 20:27
Mijëra qytetarë janë mbledhur sot para Kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë.
Në shesh ka zbritur dhe kreu i PD-së Sali Berisha, por jo vetëm. Berisha shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.
Ndërkohë krahë Berishës shihet dhe Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Floriana Garo.
Protestës po ashtu i është bashkuar Jozefina Topalli, Luçiano Boçi, Bardh Spahia, Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Grida Duma dhe deputetë te tjerë.

