Vasili: Batakçinjtë e Bordit mafiozë të naftës, s’më kanë kthyer përgjigje si e vendosin çmimin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook shkruan se për tre dite me radhë batakçinjtë e Bordit të Transparencës luajnë tri herë me çmimin e naftës.

Ai thekson se si deputet i është drejtuar me letër zyrtare Ministrisë se Financave dhe Transportit, qe te informojnë se me çfarë kritere vendoset çmimi i naftës.

Vasili bën me dije se për këtë kërkesë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga këto institucione, duke postuar krah edhe dokumentet.

Vasili: Batakçinjtë e Bordit te Transparencës spekulatore mafioze te çmimit te naftës! Për tre dite me radhe Batakçinjtë e Bordit te Transparencës luajnë tre here me çmimin e naftës, sipas buletinit te propagandës se Edi Ramës. Si deputet i jam drejtuar me letër zyrtare Ministrisë se Financave dhe Transportit, qe te informojnë se me çfarë kritere vendoset çmimi i naftës dhe te sqarojnë edhe elemente te tjera. Asnjë përgjigje nga batakçinjtë. Ja ku e keni shkresën zyrtare me kërkesën për sqarime për Bordin e Batakçinjve!

Vasili: Batakçinjtë e Bordit mafiozë të naftës,

Vasili: Batakçinjtë e Bordit mafiozë të naftës,