Reforma në Drejtësi/ Avokati Lapaj tregon çfarë problemesh i solli qytetarëve

Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për Ora News foli rreth sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ai tha se me reformën në drejtësi është proceduar ngadal, jo me efiçencë dhe kjo ka sjellë probleme për qytetarët.

 Adriatik Lapaj: Reforma në drejtësi është një angazhim i madh. Është si të rikonstruktosh një objekt thuajse të rrënuar. Kërkon kohën e vet por gjithsesi, jemi në tejkalim të afateve kushtetuese. Është proceduar ngadal, jo me efiçencë dhe kjo ka sjellë probleme për qytetarët.

Sipas tij paralizimi i një pjese të sistemit gjyqësor ka bërë që qytetarët të mos marrin drejtësi në kohë.

Adriatik Lapaj: Gjithashtu probleme ka me metodologjinë që është ndjekur sepse u nis vetingu nga lart poshte dhe jo nga poshtë lartë. Që do të thotë u paralizua Gjykata e Lartë, GJykata Kushtetuese, Gjykatat e Apelit në nëj serë rrethesh gjyqësore. Kjo ka bërë që qytetarët të mos marrin drejtësi në kohë. Të tejzvarriten përtej çdo parashikimi ligjor dhe norme njërëzore, kështu që mendoj që ka probleme të theksuara.