Akademikë e profesorë europianë mblidhen në Durrës, Fortuzi: Konferenca shkencore, një mundësi e mirë për vendin tonë

Dhjetëra akademikë e profesorë janë mbledhur në Durrës në konferencën shkencore për ekonominë dhe integrimin europian. Dekani i Fakultetit të Biznesit, thtoë se kjo ishte një mundësi e mirë për të përballur idetë e studiuesve nga e gjithë Europa por edhe më gjerë, ndërsa tha se ishte edhe një mundësi për bizneset vendase për tu njohur në mënyrë shkencore me gjetjet e studiuesve.

Akademikë, profesorë e studentë nga rajoni, Evropa e bota u mblodhën në Durrës në një konferecë dy ditore.

E organizuar nga Fakulteti i Biznesit në Univeristetin "Aleksandër Moisiu", konferenca “Economic Policy and EU Integration” mblodhi ekspertë të fushës për të paraqitur idetë e tyre për këto kohëra të vështira me të cilat po përballet bota.

Shkëlqim Fortuzi, dekan i Fakultetit të Biznesit u shpreh se ky është viti i 12 i kësaj konference, ndërsa gjetjet e saj janë mjaft domethënëse për ekonominë, jo vetëm rajonale por globale.

"Konferenca e sotme është e 12-ta ndërkombëtarë me temë "Politikat ekonomike dhe integrimi në vendet e BE-së". Konferenca shërben për të thelluar më shumë veprimtarinë kërkimore shkenore çka është një nga objektivat kryesore të Fakultetit të Biznesit në përputhje me sfidat ekonomike sidomos aktualisht në kohë krizash. Pjesa më e madhe e artikujve do të jetë kryesisht në impaktin e pandemisë Covid 19 në ekonomi, financë."

Me organizime të tilla Universiteti i Durrësit tha se synon që të shndërrohet në një qendër të kërkimit shkencor në rajon.