Rama i kërkoi SPAK të hetoj në radhët e opozitës, Lapaj: Nuk i shërben drejtësisë

Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për Ora News foli rreth sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Teksa iu referua kërkesës së kryeministrit Rama, i cili kërkoi që SPAK të hetojë në radhët e opozitës Lapaj tha se ndërhyrja e qeverisë politike tek qeveria gjyqësore dhe ajo e prokurorisë është problem.

Adriatik Lapaj: Ndërhyrja e qeverisë politike tek qeveria gjyqësore dhe ajo e prokurorisë për mua është problem. Në çdo rast është ligji ai që duhet të udhëheqë këto organe. Është një kuadër i tërë institucionesh që janë parashikuar nga ligjet për reformën në drejtësi dhe kushtetuta e ndryshuar për verifikimin e punës së këtyre organeve. Në kemi një kuadër të plotë ligjor e institucional për të bërë menaxhimin e gjësë.  Çdo ndërhyrje e politikës nuk i shërben drejtësisë.

Sipas tij kjo e dëmton në vetvete institucionin, e humbet besueshmërinë institucioni, ja prish rrugëtimin institucionit.

Adriatik Lapaj: Edhe sikur të jetë e sinqertë e dëmton sepse i jep material publik palës tjetër që të fshihet pas këtij konotacioni politik që merr gjëja. Dhe aty mund të ketë vertet njerëz të korruptuar që e meritojnë të shkojnë para drejtëisë por nesër kur akuzat të ngrihen ndaj dikuj do të thonë "E shikoni ju që ne po goditemi se qeveria e urdhëroi SPAK". Dhe kjo e dëmton në vetvete institucionin, e humbet besueshmërinë institucioni, ja prish rrugëtimin institucionit.