Debati për presidentin, Duka: PD të gjeje konsensusin e brendshëm. Mediu: S’duhet të braktisim procesin e negociatave
16 maji është seanca e parë për presidentin e ri, por ky proces duket sa e ka nxjerr më në pah përçarjen e opozitës. Enkelejd Alibeaj, nuk ulet në tryezë me socialistët pa marr dakordësinë për krerët shtesë të kërkuara prej tij në emër të më shumë se 20 deputetëve. Ndërsa Rithemelimi po diskuton me aleatët opozitarë. Nesër do të jetë ditë negociatash, e tashmë PDIU, duket se e pavarur nga partitë e tjera opozitare do të jetë në tryezën e Taulant Ballës.
Presidenti i Ri, vazhdon te mbaj dukshëm debatin brenda partisë demokratike në të cilën tashmë cilen janë krijuar 3 grupe. Rithemelimi, grupi që mbështet Enkelejd Alibejan, dhe është pro përfshirjes në procesin e presidentit dhe një grup i tretë që duket mban pozicion asnjënës.
Alibeaj por edhe Rithemelimi kanë thënë se do të konsultohen me aleatët opozitare, madje kjo e fundit e ka nis procesin ndërsa grupi tjetër pret përgjigje nga socialistet për kriteret shtese dhe procedurën e kërkuar. Luciano Boçi kërkoi që ky proces të jetë në nivel politik, duke theksuar se vetëm rithemelimi e ka tagrin të përfshihet në proces.
“Përderisa Kushtetuta e detyron që negociatat janë e nivelit politik ato do të kryhen me këtë lloj përfaqësie dhe ne në kontaktet tona më pas në negociata do të kërkojmë të afrojmë qëndrimet tona në raport me procesin e zgjedhjes së presidentit, për të konloduar me një emër apo disa emra.”
Ishte kryetari i republikanëve Fatmir Mediu, i cili është përfshirë në proces me diskutime në konferencën e kryeaterëve, që kërkoi pjekuri nga ana e opozitës në mënyrë që të dilet me një propozim të vetëm për presidentin e ri.
“Unë nuk mund të mbetem te ideja që ne bojkotojmë procesin që më pas të marrim ëprsipër akuzën që pasi bojkotuam ne Edi Rama bëri, ça të donte. Ne duhet të vijmë te pika që t’I provojmë opinonit publik për të arritur në një propozim të qenësishëm opozitar. Edhe për të vlerësuar kandidaturat tjera. Në momentin që ne shikojmë që është kandidaturë e njëanshme, e cila nuk ofron asnjë vlerë të shtuar morale, atëherë opozita duhet të mbajë qëndrimin e saj.”
Por teksa Mediu është i bindur për të mos dalë jashtë procesit, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, është më skeptik për procesin.
A thotë se përsa kohë që vetë PD nuk gjen konsensus brenda saj, diskutimi apo negociatat nuk kanë kuptim.
“Ne do të tërhiqemi nga procesi nëse nuk arrijmë, sepse është I panevojshëm. Rama do të vërë një president që e ka të fiksuar në kokën e tij.”
16 maji është seanca e pare për presidentit, e duket se mazhoranca paverësisht thirrjes, duket se nuk e ka ne interesin e saj meqoftese pd perfshihet apo jo ne proces. Në seancën kur presidenti zgjidhet vetem me votat e saj, duket se PS do hedh emrin që e don për kreun e ri të shtetit.
