Deklaratat e Ramës ndaj SPAK, gazetari Lela tregon shqetësimin dhe frikën e Kryeministrit
Gazetari Alfred Lela, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, ndaj SPAK.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Kostana Morava, është shprehur se çështja e incineratorëve e ka shqetësuar Ramën se mos SPAK i është afruar personave që ndodhen pranë tij, dhe që do dëmtonin qeverisjes.
Alfred Lela: Ngjan si film, është një serial Netflix, por është serioz. Ka qenë një reformë serioze, pastaj ka disa Interpretime nëse është bërë si duhet e me radhë. Por duket se ka shqetësim tek aktorët dhe kjo është vënë re me Kryeministrin Rama, i cili në disa dalje publike ka pasur një lloj shqetësimi dhe pakënaqësie se çfarë duhet të bënte ose çfarë duhet të bëjë SPAK sipas Ramës.
Çështja e incineratorëve e ka shqetësuar Ramën se mos SPAK i është afruar disi ose më shumë sesa duhet një territori, I cili do ta monitoronte kretibilitetin e shumicës qeverisës. Se mos shkon afër personazheve që janë shumë afër kryeministrit dhe do ta dëmtonin qeverisjen.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
