Kandidat për kreun e PD-së, Elezi anulon konferencën sepse nuk ka gazetarë: Nuk jam manekin
Kandidati tjetër për kreun e PD-së përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi, e anuloi konferencën e tij për mediat nga selia blu.
Shkak për këtë anulim u bë mungesa e gazetarëve, ndërsa Elezi shtoi se ai nuk ishte manekin dhe se nuk mund të bisedojë vetëm përmes rrjeteve sociale.
Elezi: Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar . Duhet të ndodhte edhe kjo. Do t’ju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent. Është një garë e rëndësishme. Po mundohen ti vënë epitetet nga më të ndryshimet, që unë kam hyrë formalisht apo jam i shitur. Është e dyta e herë, dje u befasova. Por sot e ka kaluar pritshmërinë time. Jam i detyruar ta anuloj për një orar tjetër ditën e nesërme.
