Duka solli finalen e Conference League në Tiranë, Veliaj mburret me mbushjen e hoteleve

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka harruar presionin e bërë në zgjedhjet e FSHF-së, që rrezikoi edhe zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë. Tashmë duke kërkuar që të hiqet dorë nga cinizmi dhe smira, ai flet për mbushjen e kryeqytetit nga tifozeritë, por harron të falenderojë Armando Dukën për këtë eveniment.

"Duhet të sillemi si njerëz serioz. Nëse na kaplon histeria, xhelozia, smira dhe fillojmë i bëjmë llogaritë tjetrit."

Këto ishin shprehjet duket më të preferuara të Erion Veliajt në aktivitetin Ëestern Balkans Ministerial të zhvilluar në Tiranë.

Por çuditërisht në publik Veliaj nuk mban të njëjtin qëndrim me atë që thotë pas kamerave.

Madje Veliaj ka harruar dhe sulmin ndaj Armando Dukës në garën për FSHF, ku u betua se nuk do ta lejonte të fitonte dhe dukshëm në atë kohë e bëri nga smira dhe histeria.

"I vetmi ishull që na ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli. Si mund të jetë një dhomë në këtë shtëpi të madhe të Tiranës që ne nuk kemi akses?"

Por pasi humbi me lëvizjet me gjykatat dhe prokuroritë, Veliaj është detyruar të pranojë fitoren e Dukës.

Madje duke u mburrur me suksesin që presidenti i FSHF-së arriti me zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë që ka marrë së fundi kritika për abuzimin me çmimin e hoteleve.

"Sot jemi në një situatë ku shumë njerëz nuk po gjejnë dot dhoma për datën 25 maj ku Tirana do të presë  finalen e UEFA-s Roma-Feynord".

Dhe jo vetëm kaq, Veliaj harron premtimin që ka bërë se do të mbahet mend për gjelbërim dhe jo për pallate.

Por kur flet se shumëkatëshet në qendër janë shenjë zhvillimi pranon se liberalizimi i vizave është ai që sjell më shumë mundësi.

"Liberalizimi gjitashtu i këtyre barrierave siç janë vizat, lejet e qëndrimit, lejet e punës, është diçka që na ka provuar se është shumë efektive."

Por edhe këtu duket se meritën e ka huazuar nga të tjerë qeveritarë, ndërsa vetë i ka mbetur vetëm propaganda.

"Është shumë e rëndësishme të fillojmë të sillemi si të rritur, të fillojmë të sillemi si njerëz të pjekur."