Presidenti i ri/ Nesër dy takimet e para. PS fton në tryezë Dodën e Mediun

Ditën e nesërme do të nisin negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Mazhoranca ka ftuar në tryezë kryetarët e dy grupeve parlamentare. Takimet do të zhvillohen të ndara.

PS njoftoi për një tryezë takimi me kryetaren e grupit  parlamentar "Drejtësi dhe Integrim" Mesila Doda në orën 09:00  .

Më pas në orën 10:00 takimi do të jetë me Fatmir Mediun, kryetar i grupit Parlamentar 'Aleanca për ndryshim'.