Gjendet një predhë në Elbasan, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 15:42
Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Mengël të Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake ajo është gjetur në afërsi të shkollës së fshatit.
Predha është konstaruar e pashpërthyer.
Efektivët e policie kanë rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie të gjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.