"Qeverisja socialiste më armikja ndaj gruas", Berisha: Jua keni nxirë jetën
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare të mbajtur ditën e sotme ka thënë se qeverisja socialiste pas diktaturës së Enver Hoxhës është qeverisja më armike ndaj gruas shqiptare.
Sali Berisha: Do të isha dhe jam dakort për çdo lloj legjislacioni çdo lloj fondi dhe mase tjetër që do të synonte rrëzimin e murit shekullor të patriarkisë, dhunues kryesor i lirive dhe të drejtave të njeriut mbi tokë. Qeverisja socialiste pas diktaturës së Enver Hoxhës është qeverisja më armike ndaj gruas shqiptare.
Sipas tij ndërsa qeveritarët pasurohen çdo ditë, i kanë shndërruar gratë shqiptare në nëna të cilat detyrohen ti kushtojnë energji të jashtëzakonshme fëmijëve që iu drogohen.
Sali Berisha: Dhe unë nuk e them këtë për politikë por e them për faktin se me politikat, me korrupsionet e tmerrshme, abuzimet e miliarda eurove, me pasigurinë e madhe për shkak të sundimit të ligjit në çdo qelizë, me shkatërrimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor ju i keni nxirë jetën gruas shqiptare. Ju i keni shndërruar gratë e mrekullueshme shqiptare në nëna që lindin fëmijë për emigracion. Ndërsa vetë pasuroheni çdo ditë çdo javë çdo muaj. I keni shndërruar gratë shqiptare në nëna që humbasin vogëlushët çdo vit në rritje. Ju i keni shndërruar gratë shqiptare në nëna të cilat detyrohen ti kushtojnë energji të jashtëzakonshme fëmijëve që iu drogohen.
"Askund në Europë nuk vendoset kanabizimi si politikë zyrtare", tha Berisha.
