“A jeni shqiptarë ju”, Berisha u kërkon llogari deputetëve që nuk votuan për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në  fjalën e tij në Kuvend u ka kërkuar llogari deputetëve të cilët votuan kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Ai tha se me ngritjen e kartonit të kuq, deputetët iu bashkuan një akti të turpshëm duke qenë se edhe në vendin tonë ka pasur gjenocid.

Sali Berisha; Tipar më kardinal i narkoshtetit  u shfaq sot në këtë parlament. Refuzimi i denoncimit të gjeocidit serb në Serbenicë që e ka dënuar PE, Kongesi i SHBA, çdo vend  tjetër i lirë përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putin. U bashkuan sot me ta në aktin më të turpshëm, më të i paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar gjenocidet  ciklike nga ‘874 deri në vitin 1999. Ju çuat ata kartona të kuq duke u bërë qenie më të zeza se kurrë në jetën tuaj. Çfarë është ajo mo. A jeni shqiptarë apo jo.