Gazetari 'gozhdoi' Ramën në konferencë, reagon Berisha në parlament, Nikolla i mbyll mikrofonin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ‘përplasjen’ mes gazetarit të A2 CNN dhe Edi Ramës në konferencën që po mbante ky i fundit.
Berisha tha se Rama agresoi në mënyrë të paskrupullt gazetarin Klevi Muka.
“10 ditë më parë Shqipëria u rrokollis edhe 22 vende ë poshtë për lirinë e mediave e lirinë e fjalës. Dje dhunuesi kryesor i lirisë mediave të fjalës agresonte në mënyrë të paskrupullt publikisht gazetarin Klevi Muka."-tha Berisha.
Në këtë moment ka ndërhyrë eNikolla e cila I ka thënë se kjo nuk është pjesë e procedrurës, duke I ndërprerë fjalën Berishës.
Diskutimi mes Ramës dhe gazetarit
Gazetari: Sa e moralshme është sipas jush që t'i bëni moral drejtësisë, kur në krahun tuaj të majtë, keni Ulsi Manjën i akuzuar si implikuar në dosjen 184, ku i premton favore ish-drejtorit të Dibrës? Sot Manja është ngritur në detyrë dhe nuk ndodhet para asnjë lloj institucioni?
Rama: Pse qesh. Bëre një lloj diskursi jashtë etikës prefesionale
Gazetari: Etikën prefesionale nuk mund të ma tregoni ju. Në pikturë mësohet etika prefesionale më shumë se në gazetari
Rama: Gjyshja ime thoshte: E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve. Kjo është përgjigjia ime.
