A do kemi një Ukrainë në Ballkan? Varhelyi: Kosova të mbyll historinë  e saj me Serbinë dhe të investojë te e ardhmja

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka folur dhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, kur u pyet se a do të ketë një  Ukrainë të do të në Ballkan.

Në fjalën e tij ai tha se puna për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ketë një zgjidhje afatgjatë mes vendeve.

Ndër të tjera ai tha se Kosova duhet ta mbyllë historinë e saj me Serbinë, dhe të investojë te e ardhmja.

Oliver Varhelyi: Ndërsa përsa i përket planit për Kosovën ne po punojmë po ashtu dhe për një plan të investimeve ekonomike për Kosovën. Shpresojmë që puna për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të rifillojë dhe që do të ketë ecuri, që do të shohim ecuri sepse vetëm nëpërmjet këtij dialogu do të kemi një zgjidhje afatgjatë.

Vetëm nëpërmjet këtij dialogu që është i promovuar nga BE-ja që do të gjendet një zgjidhje afatgjatë, por për këtë na duhet që të gjithë të jenë në tryezë me një frymë konstruktive dhe që të ketë, pra puna të sjellë rezultate, të ketë ecuri dhe pa këto besoj do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara dhe që të flasim pastaj për çështje shumë më të gjëra, si për shembull rrugëtimi i Kosovës drejt BE.Ne duam që Kosova më në fund të mbyllë historinë e saj dhe të investoj tek e ardhmja. Prandaj për këtë arsye edhe për Kosovën në tryezë kemi vendosur një paketë shumë të madhe dhe të fortë ekonomike dhe sociale pra shoqërore dhe duam të ecim sa më shpejt të jetë e mundur me këtë ashtu siç po bëjmë edhe me Shqipërinë.