Vetoja e Bullgarisë, Varhelyi: Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja
Eurokomisioneri Oliver Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, tha se po punon për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Ai tha se aktualisht anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në BE është detyra e tyre, ndërsa shtoi se po të jetë nevoja do të shkojë çdo ditë në Shkup, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Oliver Varhelyi: Ta bëjmë këtë gjë dhe të vazhdojmë të ecim përpara për atë gjë që është vërtetë e rëndësishme sepse e rëndësishmja nuk ka të bëjë me Konferencën e Parë Ndërqeveritare, me atë apo këtë dokument, por çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe ne duhet të fillojmë të punojmë drejt anëtarësimit të vendit në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Integrimi i vërtetë në terren nuk ka të bëjë vetëm me procesin apo kryesisht nuk ka të bëjë vetëm me procesin, por ka të bëjë me mënyrën se si ne do ta ndryshojmë realitetin në terren, jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe nga ai shoqëror dhe se si i integrojmë ne.
Ne do ta integrojmë Shqipërinë në mënyrë efikase në Bashkimin Europian. Kjo është detyra që ne kemi dhe nuk duhet t’i heqim sytë nga ky angazhim i përbashkët. Ndaj po e them këtë gjë e ndaj do shkoj në Shkup dhe Sofje çdo ditë, nëse duhet. Duhet të biem dakord dhe duhet ta mbyllim këtë punë, tani.
