Përmirësohet situata hidrike, por Fierza nuk prodhon energji
Prilli shënoi përmirësim të situatës hidrike në mes të krizës botërore të energjisë. Liqeni i Fierzës ka arritur nivelin 281.03 m, por megjithatë ende nuk prodhon energji për të krijuar rezerva.
Hidrocentrali i Fierzës mbetet i fikur për të krijuar rezerva ujore pasi Muaji prill e përmirësoi situatën hidrike në kaskadën e Drinit.
Liqeni i Fierzës tashmë ka arritur nivelin 281.03 metra.
Gati 15 metra larg kuotës maksimale që është 296 metra mbi nivelin e detit.
Krahasuar me të dhënat e marsit, niveli i ujit në basenin ujëmbledhës është rritur me mbi 23 metra.
Ato ditë, uji zbriti në 258 metra duke nxjerrë mbi liqen rrënojat e Kukësit të vjetër.
Ndalimi i reshjeve ndërkohë është reflektuar menjëherë tek rënia e prurjeve në kaskadën e Drinit.
Sipas, KESH aktualisht në këtë liqen prurjet llogariten 280 m3/s, nga 320 m3/s që ishin vetëm një javë më parë.
Në HEC-in e Komanit prurjet natyrore janë 140 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
Në kaskadën e Drinit prurjet llogariten 430 m3/s.
Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 170,34 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m.
Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.38 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Ndërsa FIERZA mbetet e stakuar Hecet e Komanit dhe Vaut të Dejës prodhojnë 4666 MWh energji elektrike.
Rezerva energjetike sipas KESH e Shqipërisë këto ditë është 795 GWh.
