Lihet në arrest shtëpie ish-drejtori i burgut të Reçit
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 14:38
Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika.
Zika u arrestua më 25 prill 2022.
Ish- drejtori i burgut të Reçit dyshohet se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.
Pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese për faktin se Zika nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.
Hetimi ndaj ish-drejtorit të burgut të Reçit do vijojë ne kushtet e "arrestit të shtëpisë."
Vendimi u dha nga gjyqtarja e Shkallës së Parë në Shkodër Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes Shqiponja Milla.
