Rruga "Jorgo Panajoti" në Kombinat në mëshirë të fatit, banorët: Hamë tym

Banorët në rrugën "Jorgo Panajoti" në zonën e Kombinatit në Tiranë i bëjnë thirrje pushtetit vendor që të investojnë në rrugën e tyre pasi me rritjen e temperaturave zona bëhet gjithë pluhur. Ato thonë se bashkia prej vitesh i ka lënë pas dore duke mos bërë asnjë investim aty. Gangrenë për banorët vijojnë të mbeten edhe plehrat.

Kjo është rruga "Jorgo Panajoti" në zonën e Kombinatit.

Prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në këtë segment dhe pse në rrugët lidhëse ka pasur punime.

"E filluan andej poshtë dhe mbeti kështu."

"S'po bëjnë gjë. Ka kohë, erdhi para pandemisë te kthesa atje dhe pastaj u ndalua."

"Këtu është skandal. Rruga po bën kaq vite."

"Unë po bëj 20 vjet që kam ardhur."

Banorët thonë se ne kohë me reshje kalimi është i vështirë ndërsa në verë zona mbytet nga pluhuri.

"Është gjithë ky tym këtu, gjithë njerëzit që kalojnë hanë tym."

Thonë se ndihen të harrohen nga pushteti vendor ndërsa kërkojnë marrjen e masave sa më parë.

"Të vërë dorë sa më parë, mirë është."

"Të marrë masa dhe për zonën tonë."

Po ashtu problem për banorët e kësaj zone janë dhe mbeturinat të cilat nuk mblidhen nga bashkia prej kohësh, duke krijuar aromë të rëndë në lagjet e zonës .