Varhelyi: Po punojmë që negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të hapen në qershor
Eurokomisioneri Oliver Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, tha se po punojnë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Ai tha se po punojnë që negociatat për të dyja vendet të hapen në qershor, pasi sipas tij nuk ka një plan BE se si Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE.
Këtë e tha kur u pyetur se nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që procesi drejt anëtarësimit të përshpejtohet.
Oliver Varhelyi: Të vazhdojë të rri Shqipëria me Maqedoninë e Veriut apo të ndahet? Problemi i vërtetë është anëtarësimi në BE. Për këtë po punojmë. Ne nuk po punojmë për atë çështjen më imediate fare. Çështja e menjëhershme është të kemi marrëveshje për të dyja shtetet dhe për këtë po punojmë. Unë po përpiqem fortë por kjo kërkon durim. bëhet fjalë për zgjedhje shumë të rëndësishme. Ideja është se si do të arrihet anëtarësimi dhe këtu duhet të jemi të përqendruar për të arritur marrëveshjen në qershor për të dyja vendet. Nuk ka plan B dhe s’ka asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë.
