Bie nga lartësia, niset me helikopter drejt Tiranës 63-vjeçari nga Klosi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 14:30
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 28 prill në fshatin Gurrë të Klosit.
Një 63 vjeçar dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë.
63 vjeçari, K.C është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63 vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.
