Varhelyi: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund, Shqipëria partnere e rëndësishme e jona

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi  ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e vendit Edi Rama, Varhelyi  bëri me dije se diskutuan për luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe tha se kjo luftë duhet të marrë fund sa më parë. Ai shtoi se Shqipëria është një partnere e rëndësishme e BE në rrugëtimin e vendimeve të marra për të ndihmuar Ukrainën.

Varhelyi: Jam i kënaqur që t'ju them se kur kemi filluar të përpunonim planin e investimeve ekonomike, kjo është pikërisht arsyeja se pse ne menduam që 290 km në pothuajse 2 orë, ç'është kjo. Sigurisht që mund të jetë më e shkurtër koha. Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë. Plani i investimeve ekonomike nuk është thjesht një plan, por plani ka filluar të funksionojë siç duhet.

Ne nuk mund të fillojmë nga festimet përderisa na duhet 5 orë kohë të fluturojmë ndërmjet Shkupit dhe Tiranës, kjo është arsyeja pse ne po e mbështesim idenë e korridorit numër 8 dhe pse dëshirojmë ta përfshijmë në projekte. Komisioni është i bindur që pa këtë nuk do ketë ndërlidhje të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të krijojë edhe rrugë të reja për tregtinë dhe investime të tjera. Më lejoni t'i kthehem disa temave më pak të gëzueshme. Diskutuam së bashku edhe luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ramë dakord që kjo luftë duhet të marrë fund menjëherë. Shqipëria ka qenë përkrah nesh gjatë gjithë këtij rrugëtimi dhe ka qenë pjesë e vendimeve tona dhe është treguar një partnere e vërtete e jona në këtë aspekt.

Lajmi në perditësim...