Digjet makina e policit në Shkodër

Automjeti i një efektivi të policisë së Shkodrës është djegur mbrëmjen e 27 prillit 2022 ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.

Burimet i thanë Ora News se oficeri i policisë me iniciale D.T e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës.

Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas informacioneve jo zyrtare në vëndngjarje janë gjetur mbetje të lëndës djegëse çka krijon dyshime së zjarri në makinën e efektivit ishte i qëllimshëm.

Policia ka marrë në pyetje edhe pronarin e mjetit i cili është shprehur se nuk ka pasur konflikte dhe se shkak të zjarrit mund të jëtë vetëm puna e tij.

Kohët e fundit efektivi i policisë me iniciale D.T mësohet se ka qënë i angazhuar më kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe në kontrolle të territorit për kultivimin e lëndëve narkotike.

Grupi i hetimit pritet të marrë në pyetje edhe familjarët e policit me qëllim dokumentimin e ngjarjes.

Po kështu hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën ku efektivi i policisë kishte parkuar makinën. Pamjet e regjistruara po kqyren me kujdes me qëllim evidentimin e lëvizjeve të autorëve apo identifikimin e tyre.