Ndodh në Durrës, godet kunatin me thikë dhe largohet

Një sherr për motive të dobëta, ka përfunduar me një të plagosur në Durrës.

Sipas policisë, F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit F. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.