Varhelyi në Tiranë: Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve çelësi për në BE, të ndalen sulmet ndaj tyre
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi është takuar me trupën e vettingut në Shqipëri duke kërkuar që sulmet ndaj tyre dhe familjarëve të ndalojnë.
Në një takim me anëtarët e KPK dhe KPA, zyrtari i lartë i BE, inkurajoi anëtarët e organeve të rivlerësimit të vijojnë procesin bazuar mbi themelet e forta të punës së bërë, si edhe garantoi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Pamela Qirko nënvizoi se do të vijojë puna me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përmbyllje të procesit, me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm pavarësisht vështirësive.
Varhelyi e cilësoi realizimin e procesit të rivlerësimit një arritje themelore për të ardhmen e vendit.
Në orën 14:00 ai pritet të mbërrijë në kryeministri ku do të zhvillojë një takim "kokë më kokë" me kryeministrin Rama dhe në orën 14:30 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
I started my visit with a good exchange w/ the #vetting institutions & #IMO in Tirana today. Reconfirmed EU’s full & strong support. Integrity of judges & prosecutors is key to future of ???????? in the ????????. Attacking vetting bodies and their members or their families must stop! pic.twitter.com/cbG1BcXlr7
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 28, 2022
