Vajzat hajdute në Tiranë

Dy vajza 19 vjeçare janë në hetim për vjedhje, ndërsa një adoleshent 17 vjeç kanos një grua.

Rastet janë regjistruar në policinë e Tiranës.

Rasti 1 - Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë proceduan penalisht shtetasen J. H., 19 vjeçe, banuese në rrugën “Pjetër Budi”, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet ka tërhequr disa shuma parash në bankomat, me kartën bankare të shtetases R. G., 20 vjeçe.   

Rasti 2- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases M. L., 19 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. K., 46 vjeçe dhe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash.  

Rasti 3- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin E. Z., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale "Kanosja", pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen L. P., 47 vjeçe.