Rama: E informova Varhelyin për Këshillimin Kombëtar, deri në qershor nuk do kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri i vendit  në një konferencë të përbashkët me Oliver Varhelyi  në Tiranë ndau detaje nga diskutimi me eurokomisionerin. Rama u shpreh se e informoi mbi Këshillimin Kombëtar dhe për faktin se shqiptarët janë pyetur nëse vendi ynë duhet apo jo të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse negociatat nuk kanë përparim. Megjithatë, shtoi Rama, Shqipëria nuk do të kërkojë për momentin të ndahet nga Maqedonia e Veriut, por nëse pas qershorit nuk hapen negociatat, atëherë do rishikohet vendimi.

Rama: Nuk është një çështje me çfarë kemi bërë apo nuk kemi bërë, apo me rezerve të Këshillit Evropian ndaj Shqipërisë, por lidhet me ngërçin e krijuar nga vetoja e bullgarisë ndaj Maqedonisë. E ndava dhe me komisionerin që ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si pozicion konstruktiv dhe si një pozicion të lidhur me pozicionin e Maqedonisë së Veriut dhe në konformitet me pozicionin e Këshillit dhe Komisionit për mosndarje.

Por po ashtu e informova dhe lidhur me faktin që ne kemi krye një proces të Këshillimit Kombëtar dje janë pyetur qytetarët nëse do ishin dakord që nëse gjendja mbetet e pandryshuar Shqipëria të ndryshojë kursin dhe të kërkojë haptazi ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Kjo mbetet për  tu aktivizuar si qasje mbas kësaj mbledhje të Këshillit Evropian dhe deri në këtë takim ne jemi në pozicionin që të dyja vendet duhet të hapin negociatat.

Lajmi në përditësim...